Premier League

Crystal Palace arrin akordin për blerjen e amerikanit të Bayern Mynih

Crystal Palace arriti marrëveshjen me Bayern Munich për shumën e 10 milion paundë plus 3 milionë paund në formën e bonuseve për kartonin e Chris Richards, i cili sezonin e kaluar luajti në formë huazimi te skuadra e Hoffenheim.

Richards iu bashkua Bayern Munichut si huazim nga FC Dallas në vitin 2018 përpara se marrëveshja të bëhej e përhershme në janar 2019. Por afrimi i De Ligt te bavarezët i dha shtysë transferimit të mbrojtësit amerkian në Premier League te skuadra e drejtuar nga Patrick Viera, duke u bërë kështu afrimi i katërt për ekipin anglez, pasi më parë janë transferuar Sam Johnstone, Malcolm Ebiowei dhe Cheick Doucoure.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency