FA Cup

Crystal Palace eliminon Stoke dhe siguron çerekfinalen e FA Cup

Crystal Palace ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen e raundit të 1/8-ave të FA Cup ndaj Stoke dhe ka siguruar çerekfinalen e këtij trofeu.

Një ndeshje deri diku e balancuar, por me vendasit që mundën të kishin pak më shumë dominim dhe të siguronin një fitore minimale të kësaj sfide.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, me të dyja skuadrat që tentuan në disa raste, por nuk ia dolën të finalizonin.

Do të duhet minuta e 53-të që Kouyate të shënonte golin e parë, duke zhbllokuar sfidë dhe duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij. Megjithatë e shpejtë ishte kundërpërgjigja e Stoke që siguroi barazimin vetëm 3 minuta më pas me Tymon.

Teksa vetëm në minutën e 82-të u arrit që të vendosej rezultati final i këtij takimi, me Riedewald që i dha fitoren skuadrës së Crystal Palace.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency