Crystal Palace parakalon Milanin për sulmuesin francez
Crystal Palace nis të lëvizë në merkato për sezonin e ardhshëm. Objektivi I klubit nga “Selhurst Park Stadium”, është Allan Saint-Maxim i Nice. Klubi anglez është gati t’u ofrojë 25 mlionë paundë francezëve për të lënë të lirë mesfushorin, i cili ndiqet me interes edhe nga Milani, që ka kohë është në gjurmët e 22-vjeçarit. Gjithsesi për momentin klubi anglez është në avantazh ndaj italianëve për kartonin e futbollistit.
Kujtojmë që Crystal Palace i ka paratë për sulmuesin francez, pasi arkëtuan plot 50 milionë paundë nga shitja te Manchester United e mbrojtësi të ri të krahut të djathtë, Wan-Bissaka.



