“Ç’të bëj më shumë për Topin e Artë? Do isha në podium nëse do ishte luajtur Botërori”
Thibaut Courtois u rendit i shtati në Topin e Artë 2022, trofe që u fitua nga Karim Benzema, shoku i tij i skuadrës te Reali i Madridit. Belgu zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm dhe ishte vendimtar me pritjet e tij në fitimin e La Liga-s, Champions League, Superkupës së Spanjës dhe Superkupës së Europës nga “Los Blancos”.
30-vjeçari foli pas ceremonisë së zhvilluar në Paris për shtypin spanjoll, ku ndër të tjera deklaroi: “Është e pamundur që një portier të fitojë Topin e Artë. Nuk besoj se dikush mund të bëjë më shumë se çfarë bëra unë në sezonin e fundit, por duke parë logjikën e votimit e dija se nuk mund të ngjitesha shumë lart.

Në futboll ka më shumë rëndësi shënimi i golave sesa pritjet dhe shpëtimi i golave. E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësit. Shihni renditjen e dhjetë të parëve, nuk ka asnjë mbrojtës… Vitin e kaluar kreva pritje pafund, fitova titullin në Spanjë dhe Champions League.
Nëse do të ishte zhvilluar Kupa e Botës në mes të sezonit, ndoshta mund të renditesha në podium”, theksoi portieri i Realit, i cili fitoi çmimin “Lev Yashin” si portieri më i mirë i sezonit. Rusi është i vetmi “gardian” që ia ka dalë të fitojë Topin e Artë (1963).
Renditja e Topit të Artë 2022:
- Karim Benzema (FRA, 34 vjeç; Real Madrid)
- Sadio Mane (SEN, 30 vjeç; Liverpool/Bayern Munich)
- Kevin De Bruyne (BEL, 31 vjeç; Manchester City)
- Robert Lewandowski (POL, 33 vjeç; Bayern Munich/FC Barcelona)
- Mohamed Salah (EGY, 30 vjeç; Liverpool)
- Kylian Mbappe (FRA, 23 vjeç; Paris-SG)
- Thibaut Courtois (BEL, 30 vjeç; Real Madrid)
- Vinicius Jr (BRA, 22 vjeç; Real Madrid)
- Luka Modric (CRO, 36 vjeç; Real Madrid)
- Erling Haaland (NOR, 22 vjeç; Borussia Dortmund/Manchester City)
- Heung-min Son (CDS, 30 vjeç; Tottenham)
- Riyad Mahrez (ALG, 31 vjeç; Manchester City)
- Sebastien Haller (CIV, 28 vjeç; Ajax Amsterdam / Borussia Dortmund)
- Rafael Leao (POR, 23 vjeç; AC Milan)
- Fabinho (BRA, 28 vjeç; Liverpool)
- Virgil van Dijk (HOL, 31 vjeç; Liverpool)
- Casemiro (BRA, 30 vjeç; Real Madrid/Manchester United)
- Dushan Vlahovic (SER, 22 vjeç; Fiorentina/Juventus Torino)
- Luis Diaz (COL, 25 vjeç; Porto/Liverpool)
- Cristiano Ronaldo (POR, 37 vjeç; Juventus/Manchester United)
- Harry Kane (ANG, 29 vjeç; Tottenham)
- Bernardo Silva (POR, 28 vjeç; Manchester City)
- Trent Alexander-Arnold (ANG, 23 vjeç; Liverpool)
- Phil Foden (ANG, 22 vjeç; Manchester City)
- Darwin Nunez (URU, 23 vjeç; Benfica/Liverpool)
- Christopher Nkunku (FRA, 24 vjeç; RB Leipzig)
- Joao Cancelo (POR, 28 vjeç; Manchester City)
- Antonio Rüdiger (ALL, 29 vjeç; Chelsea/Real Madrid)
- Mike Maignan (FRA, 27 vjeç; AC Milan)
- Joshua Kimmich (ALL, 27 vjeç; Bayern Munich)



