Kategoria Superiore

Cuculi: Te Kukësi për titullin, ndaj Tiranës bëjmë kthesën(Video)

Starti i sezonit ka qënë zhgënjyes për Kukësin.1 pikë nga 6 në dispozicion janë shumë pak për një skuadër që kërkon të triumfojë në Superiore. Situata nuk është ndër më të mirat, megjithatë një nga lojtarët me më shumë përvojë tëk blutë, Ardian Cuculi është i bindur që ekipi i tij nuk ka marrë aq sa ka merituar në fushën e lojës.

Supersfida ndaj Tiranës mund të shërbejë si pikë kthese për Kukësin. Mbrojtësi e ka të qartë që nuk do të jetë “një shëtitje në park” fitorja ndaj bardhebluve, por është mënyra më e mirë për të risjellë qetësinë.

Cuculi është i lidhur ngushtë me Shkëndijen e Tetovës dhe shpreson që edhe me ngjyrat e Kukësit të përsërisë të njëjtin rrugëtim si edicionin e shkuar me kuqezinjtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency