Lajme

Çudia e radhës me Bylbyl Sokolin, largohet edhe nga Flamurtari

Çudi në futbollin kosovar, më konkretisht te Flamurtari i Prishtinës. Vetëm një javë pasi mori detyrën e trajnerit, Bylbyl Sokoli shkarkohet nga klubi edhe pse ende nuk ka drejtuar ndeshjen e parë zyrtare.

Më 13 dhjetor, në momentin e prezantimit, Bylbyl Sokoli premtoi se do të bënte ndryshime për ta siguruar mbijetesën e Flamurtarit në Ipko Superligë, por projekti i tij “u dogj” ende pa nisur zbatimin.

Drejtuesit e Flamurtarit dhe trajneri i famshëm ndanë rrugët me marrëveshje të dyanshme

E njëjta gjë Sokolit i ndodhi edhe te Prishtina, kur vetëm pas dy javësh në krye të klubit kryeqytetas (zëvendësoi Josën), u largua me pretendimin e problemeve shëndetësore.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency