Futboll

Çudia ndodh në Kosovë, shënohet në futboll rezultati 40-0

Në Kosovë shënohet rezultati më i thellë në futboll. Më të thellë se 40-0 vështirë të ketë dëgjuar njeri. E arriti skuadra e femrave të Feronikelit përballë Drenicës.

Kjo ndeshje është luajtur këtë të premten në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Femrave në futboll.

Për Feronikelin kjo është fitorja e pestë në po kaq ndeshje të zhvilluara në këtë edicion.

Në të gjitha këto ndeshje, Feronikeli ka pësuar vetëm dy gola, ndërsa ka shënuar plot 78. Futbollistja Zelfije Bajramaj ka shënuar plot 22 gola në takimin me Drenicën.

Për Feronikelin kanë realizuar edhe Bahtije Miftari e Arbenita Curraj nga pesë gola, pastaj Rita Olluri e Feride Kastrati nga tre, kurse nga një gol e kanë shënuar Fatbardha Kastrati dhe Arta Bulliqi.

Në këtë edicion në Superligën e Femrave në futboll po marrin pjesë 12 ekipe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency