Kategoria Superiore

Çuko: Kërkuam fitoren, kaq janë mundësitë tona

Lushnja vijon të humbasë, teksa gradualisht po shuhen edhe shpresat e qëndrimit në Superiore për myzeqarët

“Jemi munduar të luajmë me 4 sulmuesë, pasi vetëm fitorja na bënte punë, ndaj kërkuam me ngulm të shënojmë, por kemi probleme në posedimin e topit. Ndëshkohemi shumë shpejt dhe po tregojmë se kemi mangësi në repartet e tjera, përveç sulmit, ku Sefa dhe Canka janë luks për çdo ekip”, tha Çuko.

Lushnja nuk e ka ende një trajner të parë, pas largimit të Stefan Dedjes, ndërsa Çuko vijon të drejtojë skuadrën. Por a ndihet gati për të marrë drejtimin si trajner i parë?

“Kjo nuk varet nga unë, por nga drejtuesit dhe projekti që ata kanë. Nëse më ofrojnë një projekt të mirë dhe me futbollistë cilësorë, pse jo”, u shpreh Dritan Çuko.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency