Champions League

Cungu beson te kualifikimi: I njoh lojtarët, mund t’ia dalim

Kukësi do të luajë nesër ndeshen e kthimit të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, teksa do të diskutojë kualifikimin me skuadrën malteze La Valletta.

Verilindorët kaluan një javë aspak të qetë, teksa pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi”, Gjici vendosi të shkarkojë trajnerin Pacult, për t’ia besuar skuadrën sërish Armando Cungut.

Shkodrani vlerësoi rëndësinë e kësaj sfide, por tha se është i bindur te kualifikimi, duke shprehu besimin te skuadra që drejton.

“Natyrisht që është një sfidë e vështirë, por që për fat të mirë do të fillojë 0-0. Kemi pasur vetëm pak ditë në dispozicion për të punuar ,por kam besim te një rezultat pozitiv, pasi i njoh mirë lojtarët që kam në përbërje. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të dominuar lojën dhe për të vijuar më tej aventurën në Europë”, deklaroi Cungu në konferencën për shtyp.

Në të njëjtën linjë me trajnerin shkodran ishte edhe kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, i cili tha se skuadra beson te kualifikimi dhe se është gati ta tregojë këtë në fushën e lojës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency