Cungu, dorëheqja me “sms” për gazetarët
Pasi i bëri të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga stoli i Vllaznisë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, Armando Cungu ua ka bërë të ditur lajmin edhe gazetarëve sportivë me një “sms” duke zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga kuqeblutë. Supersport zbulon mesazhin që u ka dërguar Cungu gazetarëve.
Përshendetje miq!
Ju baj me dije se me sot tërheq angazhimin tim te skuadra e Vllaznisë (do thosha e zemrës). Vendimin të largohem nga Vllaznia e poqa nga disa rrethana që në gjykimin tim janë përcaktuse!
Në fakt, pranova Vllazninë me deshirën që t’realizosha një ëndërr (e vjet u afruam shumë) por fatkeqësisht, vazhdimisht konstatova se ekzistojnë njerëz dhe struktura të cilat futbollin në Shkodër e përdorin pa përgjegjësin e fisnikërisë të sportdashësit. Personalisht punova me të gjitha aftësitë e mia, me korrektësi dhe sakrificë. S’isha i vetëm: janë edhe një pjesë e sportistave.
Uroj me zemër që ekipi i Vllaznisë të ketë një ecuri positive në vazhdim! Shkodra dhe tifozët e mrekullueshëm e meritojnë një Vllazni të suksesshme.
Uroj çdo të mirë!
Armando Cungu
Vendin e Armando Cungut në stolin e Vllaznisë do t’a marrë Ernest Gjoka i cili do të prezantohet sot në orën 15.30 ndërsa do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë.



