Kategoria Superiore

Cungu drejt largimit, vendimi pritet të merret në orët e ardhshme

Humbja ndaj Teutës ditën e djeshme, ishte e dyta radhazi për Kukësin, që kompromentoi tërësisht luftën për titullin kampion, pavarësisht pretendimeve dhe investimeve të mëdha në merkaton e janarit.

Dhe duket se faturën për këtë humbje, do ta paguajë trajneri shkodran, Armando Cungu, që është shumë pranë shkarkimit nga detyra, teksa konfirmimi zyrtar mund të vijë që mbrëmjen e sotme.

Burime nga klubi verilindor theksojnë se vendimi për shkarkimin e Cungut është marrë, por në mbrëmje pritet që ai dhe presidenti Gjici të negociojnë detajet e ndërprerjes së bashkëpunimit, para se të zyrtarizohet gjithçka.

Ndërkohë, pa u larguar mirë Cungu, kanë dalë edhe emrat që mund të ulen në stolin e skuadrës, teksa më i mundshmi është ai i Ramadan Ndreut, i cili ka një rol drejtuesi te ekipi i Kukësit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency