Kategoria Superiore

Cungu: Më shqetëson dëmtimi i Musollit, fitojmë ndaj Kamzës

Kukësi për vazhdimësinë ndaj Kamzës. Në “Loro Borici” Armando Cungu do të kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve për nënkampionët e Shqipërisë, duke theksuar ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në javët e fundit, por dhe dëshirën për të marrë maksimumin nga sfida e kësaj të diele.

“Nuk kemi eufori, pasi ekipi që kam është profesionist. Jam gjithmonë i bindur për fitore. Kukësi është përmirësuar ndjeshëm, por vend për përmirërsim ka. Për të arritur objektivat, çdo gjë duhet marrë seriozisht, ndryshe çdo gjë do të jetë në favor të kundërshtarit. Në çdo ndeshje ne do të kërkojmë gjithmonë maksimumin.”

Shqetësimi më i madh i këtyre ditëve ka qenë pa dyshim dëmtimi i rëndë i Musollit, me trajnerin që pranon se ka patur vështirësi për të gjetur një zëvendësues për të për sfidën e radhës.

“Në mbrojtje jam i qetë, sepse kemi Shametin. Por e përsëris, jam shumë i shqetësuar për Musollin. Stërvis 25 lojtarë dhe të gjithë dëshirojnë që të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen. Kam pasur Ylli Hoxhën dhe Manukën vite më parë dhe në javën e 3-të Manuka mori një dëmtim në gju. Ndërsa Hoxha kërkohej shumë në ato vite.”

Ylli Shameti, njëri prej miqve më të afërt të Musollit, nuk nguron t’i urojë shërim të mbarë kolegut të tij ndërsa ndjen peshën e përgjegjsisë për të bërë mirë në vazhdimësi dhe për Musollin.

“I urojmë rikthim të shpejtë Musollit. Jo vetëm si koleg, por e kam shumë afër dhe kemi shumë komunikim me të në fushën e lojës. Do të jetë një kampionat i vështirë dhe do të duhet një mobilizim i mirë për të arritur objektivat tanë. Ne jemi Kukësi dhe gjithmonë synojmë 3 pikët. Dëmtimin nuk ia uroj asnjërit, por futbolli është i tillë. Nuk kam qenë në ndeshjen me Teutën, por fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Shpresoj që nesër të jem në formën time më të mirë dhe të arrijmë ta mundim Kamzën. Plaku? I njohim cilësitë e Sebinos dhe e dimë se çfarë mund të bëjë. Do të tregohemi të kujdesshëm nesër”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency