Cungu: Në Vlorë vetëm për fitore, Reginaldo të respektojë rregullat!(Video)
Historia është e rëndësishme, por nuk është shkruar askund që historia nuk mund të ndryshojë, kjo u vërtetua në sfidat e drejtpërdrejta mes Kukësit e Flamurtarit, blutë në të shkuarën triumfonin thuajse gjtihnjë përballë vlonjatëve, në këtë edicion kuqezinjtë janë kthyer në makth personal duke fituar dy herë në dy sfidat e zhvilluara përballë nënkampionëve. Trajneri i Kukësit Armando Cungu pak i beson statistikave dhe më shumë mbështetet tek gjëndja aktuale, skuadra e tij do të shkojë në Vlorë me një objektiv të vetëm.
Rroca, Shkurtaj, Xhemaili, Teqja, Valdet Rama e Gomis, afrime që do të shtojnë potencialin e ekipit. Trajneri shkodran ka vlerësim pozitiv për bonuset që drejtuesit i ofruan, por ka edhe një mesazh të qartë për futbollistët e ardhur në këtë hapësirë dimërore të merkatos.
Çështja Reginaldo ishte kryefjala e javës së fundit, rregullat e klubit duhen respektuar nga i pari deri tek i fundit, kjo është mënyra se si e komenton të gjithë situatën trajneri i Kukësit.
Investimet e fundit të klubit e shtojnë presionin, por jo për Cungun i cili që në ditën e parë kur vendosi të rikthehej tek blutë e ka pasur të qartë kërkesën e lartë të llogarisë nga ana e drejtuesve.



