Kategoria Superiore

Cungu: Nuk i trembemi askujt, Allën e doja në skuadër

Kukësi nuk i trembet asnjë kundërshtari. Kjo është kryefjala e kësaj skuadre, ose të paktën kështu e mendon trajneri shkodran i verilindorëve, Armando Cungu.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme, jo vetëm për ne, por për të gjithë ekipet në Superligë, Duke llogaritur edhe objektivin që kemi këtë sezon, ne do të synojmë 3 pikët në çdo stadium dhe ndaj çdo kundërshtari”, deklaroi Cungu.

Tekniku i nënkampionëve nuk i kursen lëvdatat për Flamurtarin dhe nuk bazohet tek historia e viteve të fundit, ku blutë thuajse kanë fituar gjithnjë në Vlorë, gjithsesi pavarësisht forcës së kundërshtarit objektivi është marrja e maksimumit të pikëve.

Pak ditë kanë mbetur nga mbyllja zyrtare e kësaj hapësire verore të merkatos, gjithsesi Cungu shpreson që presidenca t’i dhurojë edhe një tjetër afrim cilësor.

Trajneri i Kukësit tregohet i drejtpërdrejtë kur sqaron çështjen Shkodra dhe zbulon se ishte kundër largimit të Allës, por nuk mundi t’ia ndryshonte mendjen mbrojtësit, i cili në fillim të javës iu bashkua pikërisht Flamurtarit.

Kukësi në këtë takim do të ketë shërbimet e Irakli Dzarias, i cili është rikuperuar nga një dëmtim muskulor, ndërkohë që portieri Frashëri nuk është stërvitur me grupin për shkak të problemeve fizike.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency