Cungu: Skuadra tregoi karakter, nuk pres dhurata nga Partizani-Skënderbeu
I kënaqur me fitoren dhe me grintën që tregoi skuadra e tij në fushën e lojës. Trajneri i Kukësit Armando Cungu e komentoi kështu fitoren ndaj Laçit në Elbasan Arena.
Çfarë ndryshoi në pushim?
Nuk ka ndryshuar në dhomat e zhveshjes, por para tyre. Kundërshtari ishte më mirë 30 minutat e para. Duke parë këtë situatë dhe unë ndryshova vendosje të lojtarëve dhe 15 minutëshin e mbetur të pjesë së parë dolëm në lojë tonë, duke e zmbrapsur kundërshtarin. Pjesa e dytë ishte më me dëshirë dhe kjo po na ndodh prej disa ndeshjeve. Nuk e nisim mirë, por pastaj fillojmë dominimin. Me pak qetësi mund të kishim dyfishuar se me 1 me 0 nuk garantohej asgjë.
Reginaldo, çfarë duhet të bëjë më shumë?
Reginaldo po punon shumë mirë. Pavarësisht se nuk po shënon, dëshira është e tija. Ai krijon shumë hapësira dhe ndihmon lojtarët e krahut. Falë punës dhe vrapimit që bën Rexhinaldo lirohen disa lojtarë të tjerë. Rexhinaldo është shumë mirë.
A mendoni që nesër mund të merrni një dhuratë në Partizani–Skënderbeu.?
Dhurata më e mirë ishte kjo në fushën e lojës. Nuk pres dhurata nesër. Kërkoj forcë karakteri dhe ekipi po e tregon këtë. Kjo është për tu përshëndetur.Jam i kënaqur me lojtarët e mi.



