Kategoria Superiore

Çutra: Loja na jep shpresë, do të bëjmë surprizën

Paneli i specialistëve të Supersport përzgjodhi Xhynejt Çutrën lojtarin më të mirë të ndeshjes Kastrioti-Laçi 1-1.

Si e gjetët motivimin për t’i dhënë një tjetër impuls lojës së skuadrës?

Duke parë që ekipi nuk është komod me pikët, unë bëj detyrën, si në stol, si në fushë. U futa në fushë nga stoli dhe dhashë maksimumin. Zhgënjyem me rezultatin ditën e sotme, por jo me lojën e zhvilluar.

A është ky karakter i treguar pikënisje për vazhdimësinë?

Me këtë lojë që treguam sot, besoj se kemi forcë për të vazhduar në kampionat, për të bërë mirë. Kjo ishte në pikë kthese për ne, pavarësisht se meritonim 3 pikët.

Sa e vështirë ju duket arritja e objektivit final?

Është tepër e vështirë, pasi kampionati është me 10 ekipe. Vijmë nga kategoria inferiore. Besoj se do të jemi surprizë. Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë dhe një ogur i mirë për të ardhmen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency