Çyrbja: Jemi ekip i ri, por me emra me përvojë (Video)
Arbër Çyrbja, një nga futbollistë më me përvojë te Engatia, në lidhjen me “Gol pas Goli” theksoi se skuadra rrogozhinase mund të konsiderohet e re, por ka emra të njohur në elitën e futbollit shqiptar.
“Fusha e Laçit është shumë e vështirë, dhamë maksimumin dhe është kënaqësi që morëm fitoren. Ne jemi ekip i ri, por me emra të rëndësishëm. Sa të ambientohemi me çunat, besoj se do të bëjmë akoma më mirë.”



