Premier League

Daily Mail zbulon më të mirin e vitit në ishull, çmimi mbetet në Liverpool!

Pas Mohamed Salah një tjetër lojtar i Liverpoolit fiton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premier League. Edhe pse ende nuk është zbuluar zyrtarisht emri i futbollistit më të mirë të këtij sezoni, gazeta prestigjoze Daily Mail ka bërë publik emrin e qëndrmbrojtësit të The Reds, Virgil Van Dijk si fitues i këtij çmimi prestigjoz individual që përcaktohet nga votat e vetë futbollistëve të kampionatit më të bukur në botë. Muri i prapavijës së Liverpoolit ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer dhe për meritë edhe të holandezit, skuadra e Klopp ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit pas 35 javësh me vetëm 20 gola të pësuar. Në garën për lojtarin më të mirë të sezonit në Premier League, Van Dijk ka mposhtur konkurencën e Raheem Sterling të Manchester City-t që është renditur i dyti dhe shokut të skuadrës Sadio Mane që është pozicionuar i treti, ndërsa në këtë garë kanë qenë të përfshirë edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Aguero, Bernardo Silva e Hazard.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency