Kategoria Superiore

Daja: Bëmë maksimumin me kontigjentin që kemi

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, vlerëson skuadrën e tij edhe pse barazimi me Kastriotin nuk është rezultati që prisnin tifozët kuqezi.

Ndjeni keqardhje që nuk arritët ta fitonit takimin?

Sigurisht ishim përgatitur për ta fituar. Kemi bërë gjithçka mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ra kondicioni fizik, sepse Sukaj nuk mund ta përfundonte ndeshjen. Në stol kishim vetëm lojtar të ekipit të të rinjve. E mbajta Sukajn, sepse pavarësisht gjendjes fizike, dihet çfarë lojtari është. Me kontingjentin që kishim ne dispozicion kemi bërë maksimumin dhe pse ky rezultat nuk është i pranueshëm.

Rrezikoni ende rënien?

Një fitore sot na ngjiste në vendin e katërt. Me kontingjentin që kemi do të bëjmë më të mirën e mundshme të synojmë pjesën e sipërme dhe mos ta fusim veten në këto siklete.

Skuadra ka grintë…

Premtimin nga lart e kemi marrë dhe shpresoj që gjërat të zgjidhen. Presidenti na e ka bërë të qartë kohët e fundit. E kam përsëritur disa herë që lojtarët e vjetër janë në mbështetje të stafit. Vazhdojmë të shikojmë përpara dhe me këtë kontingjent të limituar.

Ka ardhur momenti të kemi më shumë prurje nga akademia?

Sigurisht që një ekip që është i konsoliduar e ka më të lehtë të mbështesë të rinjtë. Në këto momente që jemi, kemi bërë që Rrapaj të jetë titullar dhe të marrë përsipër një rol të rëndësishëm. Është Deliaj, është Beqaj dhe 3-4 lojtarë të akademisë. Nëse rezultati shkon në 2 apo 3 gola është mundësia, duhet edhe momenti i duhur që ata mos të goditen psikologjiksiht.

Sa mund të vazhdohet me këtë situatë?

Do të thosha që pengu i vetëm që kam ka qenë që kontingjenti që kishim në fillim nuk e kishim në nivelet e duhura, si dëmtimet apo Kale që u federua me vonesë. Ajo që është pozitive është fakti që ne luajmë dhe prodhojmë lojë. Meritojmë të komplentohemi për këtë sakfricë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency