Conference League

Daja: Bëmë një lojë të bukur, na penalizoi mungesa e kapitenit

Për trajnerin Ilir Daja mungesa e kapitenit Edvin Kuç u ndje shumë në takimin e Ballkanit me Cluj në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për fazëne grupeve të Conference League, që u mbyll me barazimin 1-1.

Duke folur pas këtij takimi, Daja theksoi se barazimi është i dhimbshëm, ndërsa shtoi se nuk duhet harruar se skuadra bëri një lojë shumë të bukur përballë rumunëve.

“Na mungoi prezenca e kapitenit Edvin Kuç, pasi ai është shumë i rëndësishëm në ato zona ku luan. Këtë barazim nuk e marrim si humbje në fund, por si një prezantim shumë të mirë. Sigurisht që barazimi në fund është i dhimbshëm dhe të dëshpëron por nuk duhet harruar që kemi zhvilluar një lojë të mirë dhe them se ky rezultat është më shumë sesa barazim.”-tha tekniku.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency