Daja debuton me barazim, Korabi ndal Partizanin!
Ilir Daja e nisi me një barazim ndaj Korabit të Kategorisë së Parë aventurën e tij te Partizani. Në debutimin e tij në stolin e të kuqëve trajneri kryeqytetas nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës nga Peshkopia në miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Të dy golat e sfidës u shënuan shumë shpejt, teksa në minutën e 2-të, sulmuesi kryesor i Korabit Xhulio Skuka kthehu në gol një 11-metërsh, duke i dhënë epërsinë ekipit verior, por pas 4 minutash në të 6-ën, Lucas Cardoso barazoi shifrat. Por vetëm kaq për Partizanin sepse pavarsisht përpjekjeve të skuadrës së Dajës goli i dytë nuk erdhi. Në tribunë në këtë sfidë ishte i pranishëm edhe Jasir Asani që është kthyer nga huazimi te AIK Stockholm në Suedi.



