Kupa e Shqipërisë

Daja ironizon me Danilo Alves dhe mohon dorëheqjen!

Në mikrofonin e Supersport, trajneri i Flamurtarit Ilir Daja e pranoi se Tirana me fitoren 2-0 që mori në kryeqytet është shumë afër kualifikimit për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ai preku edhe dy tema shumë të nxehta atë të Danilo Alves i cili nuk është kthyer më në skuadër teksa me një ironi vrastare trajneri e përjashtoi përfundimisht nga skuadra sulmuesin brazilian ndërkohë që preku edhe temën e një dorëheqjeje të mundshme të tij duke mohuar gjithçka.

Rezultat i vështirë…

I jep Tiranës një hap drejt kualfiikimit. Megjitahtë, kishim edhe mungnesa. Kemi marrë 2 gola në goditje standarte. Pjesë e lojës janë edhe gabimet. Te goli i parë jemi kujdesur vetëm për trajektoren e topit. Është e mundur që në ndeshjen e kthimit të provojmë gjithçka për gjithcka.

Kupa apo Superiore?

Në të 2 drejtimet mund të shkojmë mirë. Sot kemi bërë hap jo të mirë, por skemi çfarë të humbasim. Duke pritur edhe rikthimin e lojtarëve. Do të zgjidhim diçka më ndryshe.

Financat, si e përgatit ndeshjen?

Do të thoja që si teknik nuk më takon të kthej përgjigje. Në fund të gjitha drejtohen nga sistemi nervor. Sigurisht që rendimenti do të ishte tjetër.

Danilo Alves?

Nëse kthehet do ta bëjmë gati për në fund të kampionatit.

Keni menduar dorëheqjen?

Nuk jam prononcuar për këtë çështje. Nuk ka dalë nga goja ime.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency