Kategoria Superiore

Daja: Skënderbeu për t’u respektuar, por me tifozët e mundim

Flamurtari-Skënderbeu, apo Ilir Daja kundër ish-skuadrës së tij, me të cilën u shpall kampion sezonin e kaluar. Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, tekniku kryeqytetas i vlerëson ekipin korçar si kampion në fuqi dhe si i tillë vjen me statusin e favoritit.

“Ne kemi luajtur dy transferta, ndryshe nga Skënderbeu i cili ka luajtur në shtëpi. Vijnë si favoritë, sepse janë kampionët në fuqi, por kanë edhe një ekip të mirë. Bregu është një lojtar anësor i cili përshtatet shumë më shpejt se një tjetër që mund të jetë më cilësor. E vlerësojmë Skënderbeun, por do respektojmë më shumë veten tonë, pasi luajmë në shtëpi dhe kemi mbështetjen e tifozëve. Jemi një grup i ri, por dëshira për fitore sa vjen dhe rritet. Sigurisht që nuk duhet humbur edhe logjika e lojës.”

Kuqezinjtë do të kenë disa mungesa të rëndësisme në formacion, ku veçohet mbrojtësi Albi Alla, por për Dajën s;mund të jenë alibi në një përballje kaq të rëndësishme.

“Nëse do të përballeshim më vonë, mund të kishim më shumë lojtarë në dispozicion. Do të na mungojë Alla, sepse është i dëmtuar, ndërsa Alves do ende kohë që të përshtatet me grupin. Megjithatë kemi lojtarë me eksperiencë dhe mentalitet fituesi. Nëse luajmë si grup dhe me mbështetjen e tifozëve besoj se do të shkojë mirë.”

Ditët e fundit është diskutuar shumë se Daja e njeh mirë Skënderbeun, për faktin se ka qenë trajner i korçarëve.

“Lojtarët njohin një pjesë timen si trajner, sikurse dhe unë njoh karakteristikat e tyre. Deri para pak kohësh kemi punuar së bashku. Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi sezonin e kaluar ata kanë patur mendësi pozitive në ndeshjet direkte me Flamurtarin. Kemi motivim për t’i ndryshuar gjërat.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency