Kategoria Superiore

Konfirmohet lajmi i SuperSport, Dajan Shehi zyrtarizohet krah legjendës kuqeblu

Dajan Shehi rikthehet në Shkodër pas vetëm një sezoni. Sikurse njoftoi një ditë më parë SuperSport, mbrojtësi elbasanas është zyrtarizuar si afrimi i radhës në klubin kuqeblu, që tashmë paralelisht me përgatitjet në fushën e blertë për ndeshjen europiane, po punon edhe për përforcimin e organikës me elementë cilësorë.

Ai ka firmosur për një vit, me mundësin e zgjatjes edhe një sezon tjetër. 25-vjeçari nga Elbasani, në fund të sezonit 2020-2021 u shpall nënkampion i Shqipërisë me kuqeblutë vetëm për shkak të golaverazhit më të dobët se Teuta. Shehi ka pozuar me fanellën e Vllaznisë në krah të ikonës së kuqebluve, Vioresin Sinani, i cili është pjesë e stafit teknik.

Dajan Shehi sezonin e kaluar luajti me dy skuadra të Superiores. Gjatë gjysmës së parë me Partizanin, por për shkak të pakënaqësive për minutat në dispozicion ndërpreu marrëdhëniet me të kuqtë në merkaton e janarit, duke u bërë pjesë e Skënderbeut. Ishte e pritshme që me rënien e ekipit korçar në Kategorinë e Parë të largohej nga kuqeblutë. Gjatë ditëve të fundit mësohet se ka pasur bisedime edhe me Laçin, por në fund zgjodhi të kthehej në Shkodër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency