Merkato

Dalbert te Fiorentina dhe Biraghi te Interi, projektohet shkëmbimi

Drejtuesit e Fiorentinës po punojnë në merkato në mënyrë që t’i vënë në dispozicion trajnerit Vincenzo Montella një grup të kompletuar lojtarësh përpara nisjes së sezonit. Emri i fundit që përmendet në klubin e drejtuar nga presidenti Commisso është ai i mbrojtësit të Interit, Dalbert. Braziliani pëlqehet shumë nga klubi vjollcë, ndërkohë që kalimi i tij në Firenze pritet të marrë menjëherë miratimin e klubit zikaltër. Në fakt drejtuesit e Interit janë të gatshëm që të lejojnë kalimin e Dalbert te Fiorentina, pasi në këmbim dëshirojnë Cristiano Biraghin, një lojtar që preferohet shumë nga Conte. Tashmë pritet përgjigja e Dalbert, nëse lojtari do të preferonte kalimin te Fiorentina apo jo.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency