Dalin në treg biletat për Partizani-Skënderbeu, ja ku mund të sigurohen
Partizani – Skënderbeu mbetet kryesfida e javës së 10-të të Kategorisë Superiore dhe si e tillë pritet të tërheqë një numër të madh tifozësh në “Selman Stërmasi”, të hënën, në orën 19:00. Klubi i Partizanit, si organizator i takimit, ka vendosur që biletat të hidhen në treg që këtë të enjte, duke nisur nga ora 11:00.
Biletat në Tribunat A1, A2, B1 dhe B2 do të kushtojnë 1 500 lekë (të reja), ndërsa Biletat në tribunat 1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 400 lekë (të reja).
Tifozëria kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2.
Tifozëria mikë do të ketë mundësi të akomodohet në tribunat H1 dhe H2
Tifozët do të mund t’i sigurojnë biletat pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu biletat mund të blihen edhe në dyqanet “Joma”, Sponsori Teknik i skuadrës, respektivisht të pozicionuara pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit dhe te 9-katëshet, pranë Ushtarit të Panjohur.



