D’Ambrosio i shfaq besnikërinë Interit, snobon ofertat
Ndryshimet në merkaton e verës që pritet të ndodhin te Interi kanë prekur edhe Danilo D’Ambrosion. Zërat rreth Napolit apo të disa ekipeve nga Spanja e Anglia kanë bërë që agjenti i mbrojtësit italian të sqarojë synimet e lojtarit, që sipas tij janë vetëm një, të qëndrojë te zikaltrit. Agjenti Pisacane tha se D’Ambrosio ndihet i lidhur shumë me klubin, tifozët dhe nuk ka arsye të largohet dhe se interesimi nga disa klube nuk do të thotë se mbrojtësi mund të nisë një aventurë të re.



