La Liga

Dani Alves duhet të presë, Barcelona nuk e aktivizon dot në premierën e vitit 2022

Rikthimi i Dani Alves te Barcelona bëri jo pak bujë, duke qenë se braziliani konsiderohej si në fundin e karrierës aq më tepër kur 38-vjeçari prej 2019-tës aktivizohej në vendlindje me ekipin e Sao Paulos. Megjithatë, mbërritja e trajnerit Xavi Hernandez ndryshoi planet në ambientin blaugran dhe tashmë Alves do të kontribuojë sërish për të ndihmuar ekipin të rikthehet në nivelet e larta.

Por, si një transferim jashtë kohës së parashikuar nga rregullat, Alves ende nuk ka debutuar në kampionat me katalanasit dhe madje për ta bërë këtë duhet të presë datën pesë janar. Kështu, braziliani do të humbasë edhe ndeshjen e parë të vitit e cila është më datë dy janar ndaj Mallorcës.

Rregullat e Federatës Spanjolle përcaktojnë se klubet nuk mund të federojnë një lojtar para datës tre janar, e kështu debutimi i shumëpritur nga Alves duhet të shtyhet për në ndeshjen e Kupës ndaj Linares.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency