Ligue 1

Dani Alves ka një objektiv: Të fitoj Kupën e Botës para se…

Dani Alves po luan sezonin e tij të dytë te PSG, por nuk ka ndërmend ta mbyllë aventurën e tij nën kullën Eiffel në verë. Në një intervistë për agjencinë AFP braziliani shprehu të gjithë gatishmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin e kampionët e Francës.

“A do të rinovoj me PSG? Nëse do të varej nga unë, sigurisht që po.”

Alves kërkon të luajë të paktën edhe tre sezone, madje i ka vënë objektiv vetes të marrë pjesë edhe në botërorin e radhës, pra deri në vitin 2022.

“Do të tentoj të shkoj në Kupën e Botës të vitit 2022. Ky është objektivi im, të shpallem kampion bote dhe më pas të mbyll karrierën.”

Ish-mbrojtësit të Sevillas, Barcelonës dhe Juventusit në palmaresin e tij të trofeve i mungon vetëm trofeu i kampionit të botës, pasi në rang klubesh ka fituar gjithçka.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency