Tenis

Daniil Mevdedev zyrtarisht numri 1 në botë, zbret “Nolen” nga froni

Daniil Medvedev, 26 vjeç, është zyrtarisht rusi i tretë dhe lojtari i 27-të në histori që arrin majën e ranglistës së tenisit botëror, duke zbritur nga froni pas 81 javësh radhazi (361 në total) serbin Novak Djokovic.

Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale të Akapulkos kundër spanjollit Rafa Nadal (fitues i turneut), Medvedev e mposhti Nolen duke shtuar 8615 pikë, krahasuar me 8465 të serbit.

Duke ndjekur gjurmët e bashkatdhetarëve të tij Yevgeny Kafelnikov, i cili kaloi gjashtë javë në krye të listës, dhe Marat Safin (nëntë javë), paraardhësit e tij rusë në krye të renditjes, Medvedev është gjithashtu lojtari më shtatlartë (198 centimetra i gjatë) dhe i gjashti më i vjetër që është është bërë numri 1 për herë të parë.

“Sigurisht që jam i kënaqur me numrin 1. Ky ka qenë qëllimi im që në rini dhe veçanërisht kohët e fundit. Kam marrë mesazhe nga shumë njerëz dhe nga lojtarë të tjerë dhe dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe”, – ka komentuar lideri i ri botëror në faqen ATP.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency