Kategoria Superiore

Danilo Alves në pikëpyetje, të pranojë stolin apo të largohet?

Në çdo sesion merkatoje, qoftë në verës apo në dimër, emri i brazilianit Danilo Alves është gjithmonë i lakuar. Shpeshherë ka patur një luftë në distancë ndërmjet përfaqësuesit të lojtarit dhe klubit të Flamurtarit, me këtë të fundit që ka triumfuar në çdo rast, duke e mbajtur sulmuesin në skuadër. Momentalisht Danilo Alves është përshtatur mjaft mirë me skuadrën dhe trajnerin Shpëtim Duro, por afrimet në ditët e fundit të vitit të shkuar mund të trazojnë disi ambientin. 3 lojtarë tepër cilësorë kanë afruar kuqezinjtë pikërisht në repartin e sulmit, duke rritur ndjeshëm konkurrencën, teksa pozitat e 26-vjeçarit tashmë janë të lëkundura. Muarem, Gafurri dhe Nedejlkovic u afruan në skuadër me synimin për të rritur cilësisht grupin, duke lënë të kuptohet që janë futbollistë më të mirë se ata që kanë luajtur në 16 javët e para. Në këtë këndvështrim, cënohet posti i titullarit jo vetëm për Danilo Alves por edhe për Juffon, edhe pse ky i fundit nuk ka të njëjtin impakt në Vlorë si sulmuesi. Tashmë topi kalon tek Danilo, nëse do të pranojë stolin apo do të kërkojë një tjetër sistemim. Për herë të parë edhe drejtuesit e klubit kanë dal haptazi duke konfirmuar se në rast të një oferte në drejtim të tij mund të shikojnë vijimin e marëveshjes me 26-vjeçarin.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency