Futboll

Danimarka, trajneri Hareide rinovon deri në 2020

Age Hareide ka pranuar ofertën e Federatës Daneze të Futbollit për të rinovuar kontratën me përfaqësuesen skandinave deri në fund të vitit 2020. Lajmi për zgjatjen e bashkëpunimit me trajneri norvegjez është bërë i ditur nga vetë Federata Daneze e Futbollit. 64-vjeçari te Danimarka ka marrë vendin e Morten Olsen në vitin 2016. Me Hareiden në stol Danimarka arriti të kualifikohej në fazën Play-off të kampionatit Botëror dhe do të luajë kualifikimin në Botërorin rus në një përballje të dyfishtë me Republikën e Irlandës në muajin nëntor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency