Dardan Jashari largohet nga Llapi, vjen Maksuti
KF Llapi prish marrëveshjen me mbrojtësi Dardan Jashari. Me marrëveshje të dyanshme skuadra nga Podujeva dhe futbollisti 28-vjeçar kanë ndarë rrugët duke përmbyllur kështu një kapitull 4-vjeçar e gjysmë nga Liga e Parë e deri te këto tre vite e gjysmë në Superligë.
Kubi nga Podujeva shkruan në qëndrimin zyrtar se “kontributi i Dardanit është shembull se si duhet të luftohet për ngjyrat e klubit, andaj përmes këtij postimi ne falënderojmë atë për kohën e mrekullueshme të kaluar tek ne. Suksese në karrierë Dardan Jashari!”
Vetë pak orë pas zyrtarizimit të largimit Jasharit klubi i Llapit ka njoftuar kthimin e Miran Maksutit. Qendërsulmuesi nga Tetova ka arritur marrëveshje me kryetarin e klubit, Beqir Batatina, dhe në këtë edicion do të veshë fanellën bardhekaltër të Llapit. Maksuti së fundmi ishte pjesë e Renovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe tek KEK-u.




