Conference League

Datat dhe oraret e ndeshjeve, Ballkani debuton në grupet e CL përballë ekipit rumun

Sot është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve. Djemtë e Ilir Dajës debutojnë në grupe më 8 shtator në shtëpi përballë rumunëve të Cluj, duel që do fillojë në orën 18:45. Një javë më vonë transfertë çeke përballë Slavias së Pragës.

Dy ndeshje radhazi jashtë fushe do të zhvillojë Ballkani, që më 6 tetor udhëton drejt Turqisë për të sfiduar Sivassporin. Një javë më vonë dueli i kthimit në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Më pas dy javë pushim dhe një tjetër sfidë shtëpiake.

Skuadra nga Suhareka pret Slavian e Pragës më 27 tetor, ndërkohë që një javë më vonë do të luhet përballja e fundit e grupit G (3 nëntor) do të luhet në Rumani përballë Cluj.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency