Merkato

David Beckham gati “të shpëtojë” Ronaldon nga makthi që po përjeton

Sezoni i Cristiano Ronaldos te Manchester United nuk është i pritshmi (pavarësisht golit të fundit, që i dha fitoren skuadrës ndjaEvertonit). Lamtumira e tij nga “Djajtë e Kuq” duket shumë afër dhe, siç raportohet nga “Daily Star”, Inter Miami i David Bekchamit është i gatshëm t’i ofrojë “yllit” portugez 30 milionë stërlina në sezon për ta bindur që të largohet nga Anglia dhe të provojë një aventurë në MlS. Gonzalo Higuain sapo i ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli kështu që Inter Miami ka nevojë për një “yll” të ri në skuadër.

Siç thekson tabloidi anglez, e vetmja mënyrë për të nënshkruar me Ronaldon është si lojtar i lirë. Portugezi, megjithatë, e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Manchesteri sa më shpejt të jetë e mundur. Oferta e pabesueshme e Inter Miamit mund të shihet nga pesë herë fituesi i Topit të Artë si rrugëdalja perfekte nga situata e vështirë ku ndodhet. Ai synon t’u thotë sa më parë lamtumirë “Djajve të Kuq” teksa po përjeton një sezon zhgënjyes dhe “poshtërues”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency