Premier League

De Bruyne mbron Mourinhon: Nuk donte të më shiste!

Konsiderohet si një nga goditjet me cilësore që ka realizuar Manchester City në 10 vitet e fundit dhe bëhet fjalë për Kevin De Bruyne. Belgu u transferua në rradhët e Citizens në verën e 2015-ës, pas 1 sezoni e gjysmë te Wolfsburg që e kishte blerë nga Chelsea për shumën e 22 milionë eurove .

Gjatë kohës kur Mourinho drejtonte Blutë e Londrës De Bruyne nuk arriti të bindte trajnerin portugez dhe gjatë kësaj kohe te Ëerder Bremen në Gjermani. Plani ishte që mesfushori të qëndronte si i huazuar tek disa ekipe.
Klopp e kërkoi gjatë kohës kur drejtonte Borussia Dortmund por, Mourinho nuk dëshironte që ta shiste belgun, madje siç tregon De Bruyne në një intervistë të dhënë kohë më parë ai shprehej se portugezi i kishte thënë se ishte pjesë e planeve të tij dhe e vetmja gjë që duhet të bëntë ishte të kishte durim.

Gjithsesi De Bruyne u transferua tek Wolfsburg aty ku shpërtheu me lojën e tij dhe City në veren e 2015-ës me kërkesë të Pep Guardiolës që do merrte drejtimin e skuadrës një vit më pas shpenzoi 75 milionë euro për të patur në dispozicion shërbimet e tij dhe sot belgu është njeriu me i rëndësishëm i formacionit të skuadrës angleze.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency