Premier League

De Bruyne rinovon kontratën me City-n

Kevin De Bruyne ka rinovuar kontratën e tij me Manchester Cityn, duke e zgjatur deri në vitin 2023. Fantazisti belg po shkëlqen me skuadrën e Guardiolës, duke qenë njëri prej futbollistëve më thelbësorë në suksesin e ‘qytetarëve’, me golat dhe asistet e vazhdueshme.

Së fundi De Bruyne kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha si PSG, Real Madrid apo Barcelona, ndaj drejtuesit e Manchester Cityt nxituan t’i ofrojnë një kontratë më të gjatë, duke parë se e vjetra skadonte në verën e 2020-ës.

Me kontratën e re përmirësohen ndjeshëm edhe shifrat e pagës së belgut, por për momentin ende klubi i Cityt nuk jep detaje mbi pagën e re të De Bruynes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency