Premier League

De Gea pranon propozimin e United, gati rinovimi me pagë faronike!

Pas Marcus Rashford edhe David De Gea është shumë pranë rinovimit të kontratës me Manchester United. Portieri spanjoll kontrata aktuale e të cilit skadon në verën e vitit 2020 ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Djajve të Kuq për të vijuar bashkëpunimin. Edhe pse në drejtim të tij kishte disa oferta, De Gea ka vendosur për të zgjatur bashkëpunimin me Manchester United deri në vitin 2023, ndërkohë që nga marrëveshja e re do të përfitojë 15 milionë euro në sezon. Një shifër e konsiderueshme kjo me De Gean që pritet të shndërrohet në portierin më të paguar në botë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency