Premier League

De Gea: Sa e vështirë ta shihje Lindelof në atë gjendje, m’u kujtua Eriksen

Manchester United fitoi 0-1 në fushën e Norwich në takimin e fundit në Premier League. Cristiano Ronaldo shënoi me penallti golin e fitores 15 minuta përpara fundit të takimit, teksa David De Gea mbajti të paprekur portën për të herë të dytë radhazi në kampionat.

Një minutë përpara golit të avantazhit, Victor Lindelof u largua nga fusha. Mbrojtësi nordik pati probleme me frymëmarrjen, duke shqetësuar tej mase porterin De Gea, të cilit iu kujtua për një moment ajo që i ndodhi Christian Eriksen.

Ai po merrte frymë me vështirësi, ishte një ndjenjë e çuditshme dhe në ato momente nuk ka rëndësi fare ndeshja. Para së gjithash është jeta, futbolli nuk ka rëndësi të madhe në raste të tilla.

Nuk e di se çfarë po ndodhte, por Victor pati probleme me frymëmarrjen. Kemi parë Eriksen dhe Agueron më parë… kështu që ndonjëherë është e vështirë të shohësh lojtarin tënd duke vepruar në të njëjtën mënyrë.

Shpresoj që Victor të jetë plotësisht mirë“, deklaroi portieri spanjoll, teksa nuk mungoi edhe komenti i trajnerit Ralf Rangnick. “Testet i kanë dalë në rregull, por lojtari nuk e mban mend se çfarë i ndodhi.

Mendoj se ai u përplas me një lojtar tjetër dhe kishte probleme me frymëmarrjen. Doktori e kontrolloi pas ndeshjes dhe gjithçka duket ok, por duhet të shohim gjendjen e tij në ditët e ardhshme. Shpresoj ta kemi të gatshëm për takimin me Brentford“, deklaroi trajneri gjerman i United.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency