Merkato

De Jong drejt Man. United? Barcelona pret të dëgjojë ofertën

Klubi i Barcelonës nuk ka marrë oferta të rëndësishme zyrtare për lojtarët “blaugrana”. Të paktën deri më sot, jo. As për Frenkie de Jong, i cili konsiderohet elementi që mund të sigurojë më shumë para për arkat e klubit.

Frenkie de Jong është përfolur për një transferim te Manchester United që kur Ten Hag u ul në stolin e “Djajve të Kuq”. Në Manchester është folur edhe me shifra, por nuk ka pasur asnjë kontakt deri më tani apo ndonjë propozim. Disa deklarata të vetë lojtarit me skuadrën e Holandës duket se e ushqejnë këtë teori, megjithëse De Jong ka insistuar gjithmonë se dëshira e tij është ta vijojë karrierën në “Camp Nou”.

Drejtuesit e Barcelonës janë të hapur për bisedime. Ata e konsiderojnë të një profili që i përshtatet Barçës, edhe për faktin që Xavi e vlerëson shumë, por nëse klubi anglez bën një propozim të kënaqshëm për të dyja palët, do të merrej në konsideratë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency