La Liga

De Jong nderon Barcelonën ndaj Alavesit, “blaugranat” pranë zonës Champions

Barcelonës iu desh të djersinte pafundësisht për të marrë fitoren në fushën e Alavesit, ku golin që vendosi takimin e shënoi në minutën e 87-të me Frenkie de Jong. Ishte një shpërqendrim i mbrojtjes vendase që i dha mundësi holandezit të shënonte lehtësisht përballë portierit, pas pasimit të marrë nga Ferran Torres, i nisur në pozicion të rregullt në momentin e pasimit të Busquets, megjithatë u desh të kalonin më shumë se dy minuta që sistemi VAR ta konfirmonte të rregullt këtë finalizim.

Një ndeshje e dominuar plotësisht nga Barcelona që e kontrolloi topin në 76% të kohës, ndërsa Alaves nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara, siç ishte ai i minutës së 78-të me Joselu, goditja e të cilit me kokë përfundoi jashtë.

Më këtë sukses, Barcelona shkon vetëm një pikë larg Atleticos së Madridit.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency