De Laurentiis ngre në qiell Spallettin: Më i miri që kam pasur!
Aurelio De Laurentiis ngre në qiell Luciano Spallettin. Me italianin në stol kryesoi për disa javë Serie A dhe aktualisht është në vendin e 3-të dy pikë pas Milanit ndërkohë që me shumë mungesa kaloi edhe grupin në Europa League duke eliminuar anglezët e Leicester. Në një intervistë numri 1 i Napolit ka vlerësuar maksimalisht punën e Spallettit duke e cilësuar si më të mirin që pas ndonjëherë te Napoli në stol.
“Spalleti? Trajneri më i mirë që kam sjellë tek Napoli. Ai ndryshe nga të tjerët, eksperimentoi me ato lojtarë që kishte dhe arriti në konkluzionet e tija për lojtarët dhe skemat e lojës. Bëri zgjedhjen më të mirë të mundshme për të mirën e klubit dhe ja ku jemi sot. Ndodhemi në vendin e tretë aktualisht me 36 pikë, dy pikë pas vendit të parë. Me Spalletin në krye mund ta them me bindje se jemi në garë seriozisht për të fituar Seria A”, theksoi numri 1 i Napolit.



