Merkato

De Laurentis: Me Sarrin, Icardi do shënonte 40 gola në sezon

Nëse do të vendoste të largohej nga Interi, alternativat për argjentinasin Mauro Icardi do të ishin të shumta. Në fakt edhe pse merkato dimërore përfundoi, Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis, nuk e fsheh objektivin e tij, që projekton pikërisht bomberin 24-vjeçar tek napoletanët.

De Laurentis e pranon se ka komunikuar me bashkëshorten agjente të lojtarit, Wanda Nara, por pa arritur një akord. Gjithsesi, sipas 68-vjeçarit kjo nuk nënkupton se në të ardhmen nuk do të ketë bisedime të tjera mes palëve, aq më tepër nëse Icardi vendos të mos rinovojë me Interin.

“Icardi do të shënonte 40 gola me Sarrin dhe mund të bëhej si Cristiano Ronaldo. Unë kam negociuar nënshkrimin e tij me gruan-menaxhere, një femër tërheqëse dhe e këndshme. Kam ofruar 55 milionë euro për të. Ai është një kampion. Nëse do të vijë në Napoli? Pse jo? Asnjëherë mos thuaj kurrë…”, deklaroi De Laurentis.

Icardi ka një kontratë me ekipin e Interit deri në qershor 2021, por pritet t’i paraqitet një ofertë rinovimi për të trembur klubet e mëdha që synojnë shërbimet e tij, siç u përfol Reali i Madridit apo edhe Napoli tashmë. Gjithashtu është e vërtetë se edhe Interi nuk mendon të nxitojë për të blinduar argjentinasin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency