Bundesliga

De Ligt drejt Bayernit, tifozët e Juves: Qëndro, do fitojmë Champions League

Bayern Munchen ka piketuar Matthijs De Ligt si investimin e duhur për qendrën e mbrojtjes. 22-vjeçari holandez nuk dëshiron të qëndrojë më te Juventusi dhe dy klubet janë afër arritjes së një akordi mbi bazën e 90 milionë eurove.

Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë do të zbarkojnë të hënën në Torino me objektivin për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe për t’i dhuruar trajnerit Julian Nagelsmann mbrojtësin që kërkonte.

Ndërkohë, tifozët e bardhezinjve janë të entuziazmuar nga rikthimi i Paul Pogba dhe firma me Angel Di Marian. Ultrasit e Juves po tentojnë t’i ndryshojnë mendjen lojtarit të kombëtares holandeze.

Mos u largo, qëndro të fitojmë Champions League së bashku”, i janë drejtuar ata De Ligt, por ky i fundit e ka ndarë mendjen për të vijuar një aventurë të re në karrierë pas 3 sezoneve në Serie A.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency