Futboll

De Ligt: Me Bayern do fitoj Champions League, te Juventus nuk e kam besuar se do e arrinim ndonjëherë

Matthijs de Ligt është duke e shijuar shumë eksperiencën te Bayern Munich dhe njëkohësisht nuk ndalet së kritikuari ish-klubin e tij, Juventus.

Holandezi është shprehur së fundi se te bavarezët e ndjen veten shumë pranë trofeut të Champions League.

“Më pëlqeu vërtet periudha te Juventus, por ndjeva se kishte ardhur koha për një sfidë të re”,-tha De Ligt nga grumbullimi me Holandën.

Më tej, mbrojtësi hodhi kunja drejt “Zonjës së Vjetër” duke thënë: “Juve është një ekip i madh, por ardhja këtu ishte një hap tjetër për mua, sepse Bayern ka ambicie për të fituar Champions Leaguen. Nuk e kam kuptuar këtë në Juventus.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency