De Ligt sërish “thikë pas shpine” Juventusit: Bayern i orientuar në stilin tim!
Matthijs De Ligt u largua nga Juventus këtë verë teksa zgjodhi të vijojë karrierën te Bayern Munich. Pas lamtumirës, holandezi nuk i ka kursyer kritikat për stilin e lojës që ndjekin bardhezinjtë duke theksuar se italianët me në krye trajnerin Massimiliano Allegri, e kanë mendjen te mbrojtja dhe nuk tentojnë të zhvillojnë një lojë bazuar në ide sulmuese.
Së fundmi, De Ligt ka komentuar sërish mbi të kaluarën e tij juventine dhe në një intervistë për Kicker, theksoi se zgjodhi bavarezët pasi janë më të orientuar me stilin e tij të lojës.
“Me Juventusin më kishin mbetur edhe dy vite të tjera në kontratë, por ndjeja se ishte momenti për të provuar një sfidë të re. Më duhej një ambient i rid he kur Bayern nisi kontaktet e para në muajin qershor, u interesova menjëherë. Bayern ka një stil loje që afrohet me stilin tim, janë të orientuar drejt sulmit”, u shpreh De Ligt.



