Futboll

De Zerbi transferohet në Ukrainë, nënshkruan për dy sezone me Shakhtarin

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej javësh nga mediat italiane, Roberto De Zerbi do të vijojë karrierën e tij si trajner në kampionatin ukrainas, pasi ka firmosur për dy sezone me gjigantët e Shakhtar Donetsk.

Pasi zyrtarizoi divorcin me Sassuolon dhe mbylli kampionatin në Itali, tekniku fluturoi sot drejt Ukrainës, ku takoi presidentin Rinat Akhmetov, teksa më pas hodhi edhe firmën mbi kontratën që do ta mbajë të lidhur për dy sezone me Shakhtar.

Roberto De Zerbi bëhet trajneri i 34-t në historinë e Shakhtar Donetsk, një klub që vitet e fundit ka bërë shumë mirë jo vetëm në kampionatin ukrainas, por edhe në kompeticionet europiane.

Tekniku italian pritet të qëndrojë edhe dy ditë të tjera në Donetsk, për të parë nga afër kushtet stërvitore dhe për të lënë porositë e fundit te drejtuesit, para se të kthehet dhe të nisë pushimet në Itali.

Trajneri që më 6 qershor do të festojë ditëlindjen e 42-të, ka drejtuar Sassuolon në tre sezonet e fundit dhe ka bërë mjaft mirë, ndërsa tani do të ketë mundësi të garojë edhe në kompeticionet europiane me Shakhtar Donetsk.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency