Debati për Topin e Artë, fjalët e Allegrit “i prishin humorin” Ronaldos
Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të 7 në karrierën e tij, megjithatë suksesi i fundit i argjentinasit shkaktoi shumë debat, pasi një pjesë e mirë e opinionin sportive mendojnë se “pleshti” nuk kishte bërë mjaftueshëm për të merituar këtë vlerësim.
Së fundi në debat është përfshirë edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, që me fjalët e tij mund t’i ketë prishur disi humorin edhe ish futbollistit të bardhezinjve, Cristiano Ronaldos, i cili përfundoi në vendin e 6 të renditjes.
“Kanë votuar Messin, që duhet thënë se është lojtari më i mirë në botë teknikisht, pasi në diskutime të tjera nuk dua të përfshihem”, deklaroi Massimiliano Allegri, i pyetur në lidhje me rezultatin e Topit të Artë.



