Debutim ‘magjik’ i Ibrës, dopietë spektakolare në përmbysjen e ‘çmendur’ (Video)
Zlatan Ibrahimoviç u transferua me shumë bujë para pak ditësh më MLS-në amerikane, me skuadrën e Los Angeles Galaxy, ndërsa sot bëri edhe debutimin.
Normalisht, kur bëhet fjalë për Ibrën, fjala ‘normale’ nuk ekziston dhe aspak normal ishte edhe ky debutim i suedezit.
Në derbin mes Los Angeles Galaxy dhe Los Angeles FC, miqtë kryesonin 0-3 në minutën e 48’ të pjesës së dytë, ndërsa vendasit shënojnë golin e parë në të 61-tën.
Trajneri i Galaxy vendos të aktivizojë yllin suedez në minutën e 71-të dhe në atë moment nis edhe përmbysja e madhe. Fillimisht Pontius shënon golin e dytë dhe më pas vjen dopieta magjike e Zlatanit, që vulos rezultatin përfundimtar 4-3.



