Merkato

Debutoi me Anglinë, ja si mund të kthehet Sancho te City

Jadon Sancho është rikthyer në një diskutim të madh në Angli. Manchester City akuzohet se largoi një nga talentet e ardhshme të futbollit. 18-vjeçari po shkëlqen te Borussia Dortmund që e bleu për vetëm 8 milionë euro dhe tani sulmuesi provoi për herë të parë edhe fanellën e kombëtares angleze. Sipas shtypit anglez, Sancho ka një klauzolë që bën të mundur rikthimin e tij në “Etihad”. Në bazë të marrëveshjes, Citizens mund të barazojnë çdo ofertë që vjen në drejtim të lojtarit dhe të jenë ata zgjedhja e parë. Pra, nëse përflitet që Chelsea mund të shpenzojë 100 milionë euro për talentin, atëherë Manchester City mund të ofrojë të njëjtën shumë dhe Dortmundi është i detyruar të pranojë transferimin te ekipi i Guardiolës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency